Thursday, November 21, 2024

Shpallja “non grata”, Berisha: U godita që PD të bëhej shtojcë e PS

Pas vendimit të SHBA-së që e shpalli “non grata”, Sali Berisha ka treguar përse u rikthye aktiv në politikë.

Në një takim me demokratët e Tepelenës gjatë turit të Foltores, Berisha tha se me vendimin “non grata” ju cënua dinjiteti njerëzor dhe prej falje nga Sekretari amerikan i Shtetit, z.Blinken.

Sipas Berishës, shpallja e tij “non grata” u bë për të goditur edhe Partinë Demokratike, siç thotë ai, që të bëhej shtojcë e Partisë Socialiste.

Berisha shprehet i bindur se pavarësisht vendimit të Departamentit të Shtetit ndaj tij, Partia Demokratike me të në krye ka shanset për të fituar. Ish-Kryeministri riktheu në kujtesë vitin 1998, kur tha se “kam patur botën kundër dhe kemi fituar”.

“Ditën që mora vendimin t’i drejtohem anëtarësisë, prej 8 vitesh nuk kisha bërë asnjë takim me anëtarësinë e PD dhe nuk e bëja vetëm për të mos krijuar, për të mos i bërë hije atij që ishte kryetar i PD. Nuk e dija se cili do ishte impakti i adresimit tim asaj partie. E kam marrë atë vendim për dy arsye. E para, u thashë njerëzve që e bëj se do u drejtohem atyre shqiptarëve se dinjiteti njerëzor nuk mund të nëpërkëmbet dhe lufta për dinjitetin njerëzor është pothuaj e shenjtë. Dhe ky njeri me këtë vendim më ka prekur dinjitetin tim pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë provë.

Së dyti, unë u drejtohem atyre shqiptarëve që besojnë se sovraniteti i vendit të tyre është i shenjtë. Në qoftë se ka diçka që noton mbi gjakun e shqiptarëve, mbi qindra mijëra jetë të rëna në kohëra, sakrifica njerëzore, është pikërisht sovraniteti. Në këtë sovranitet s’ka kontribuar kush më shumë se Wilson për Shqipërinë dhe Bill Clinton e George Bush për Kosovën.

Por asnjëri prej tyre kurrë nuk ka dhënë kontribut që t’i diktojnë këtij apo tij vendi se kush duhet të jetë në Parlament. Në qoftë se për shpalljen non grata zgjodha gjykatën dhe transparencën, dhe nuk lobova asnjë qindarkë, nuk kërkova kurrë dhe nuk do kërkoj sa të jetë në pushtet z.Blinken që të ndryshoj qëndrimin e tij, më ka cënuar dinjitetin, pranoj vetëm të falur publikisht. Më parë ka qenë pushka, për mua është pena. Për mua është pena. Për këto arsye nisa betejën.

Ka 2 Amerika. Ka një Amerikë e cila më ka shpallur non grata dhe në këtë Amerikë kam patur rastin të njoh nga i pari i tyre deri tek nënpunës të thjeshtë. Nuk i kam kërkuar kurrë kujt që të heqë këtë vendim, sepse kjo u diktua nga George Soros.

Ka një Amerikë tjetër, Amerika republikane, Amerika e asaj partie të madhe me të cilën është e rreshtuar Partia Demokratike që më përpara deri sot. Ajo Amerikë e cila në një kohë të shkurtër i është përgjigjur me njeriun më të informuar të saj, njeriu që i dorëzonte informacione presidentit të atij vendi, se vendimi ndaj Sali Berishës është kryekëput politik. Ambasadori Grenell është ky. Unë i kam parë vetë dosjet dhe për Sali Berishën s’ka patur asgjë. Po fituan republikanët ai do jetë Sekretar shteti ose edhe më lart se aq.

Sali Berisha u godit vetëm për t’u bërë Partia Demokratike shtojcë e Partisë Socialiste. Po shtojcë nuk bëhemi ne. A fiton PD me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në ’98, kam patur botën kundër dhe kemi fituar. Po pse fitova? Se besova te e drejta, për asgjë tjetër, nuk kam asgjë të veçantë unë. Ndaj dhe unë besoj se do fitojmë. Kushdo të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Po s’fitova unë, s’fitova, do respektoj vendimin. Por po fitova dhe ta zëmë zgjedhjet lokale i humbas, do vij të votohem tek ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, unë apo cilido qoftë kryetari do largohet”, deklaroi Sali Berisha. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë