Deputeti demokrat, Agron Shehaj ka folur pas verifikimit të firmave të mbledhura për mbajtjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një dekalaratë për mediet Shehaj thotë se 98% e firmave janë të sakta, duke shtuar se do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Agron Shehaj: “Unë bëj detyrën time për të parë nëse janë apo jo firmat. Kush mendon se unë nuk bëj punën time atëherë është mendimi i tyre. Unë i ftoj të gjithë kushdo që do të verifikojë të vërtetën të shohë. Do shkoj në Kuvendin e datës 11 dhjetor sepse gjykova se aty ishin të gjitha firmat e nevojshme për të thirrur organin më të lartë të PD.
98% konfirmuan se firma është e tyre dhe se kanë firmosur. Nuk kontaktova dot me te gjithë. Fola me mbi 100 delegatë. Sipas numrave që pashë janë 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58% të degës 5 kanë firmosur për kuvendin e datës 11. Këto numra tregojnë qartë se kuvendi i datës 11 është legjitim. Unë jam i detyruar të shkoj, sepse nëse demokratët vendosin, unë absolutisht do të shkoj”.