Sunday, June 29, 2025

SHBA paralajmëron BE-në për pushtimin rus të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar aleatët e tyre në Bashkimin Europian që Rusia mund të jetë duke planifikuar pushtimin e të gjithë territorit të Ukrainës. Në keto rrethana Uashingtoni po monitoron nga afër rreshtimin e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Për t’iu kundërpërgjigjur këtyre kërcënimeve, autoritetet ukrainase kanë vendosur qe të dërgojnë 8500 trupa ushtarake shtesë në kufirin lindor. Putin ka zhvendosur aty më parë rreth 100 mijë ushtarë, por edhe tanke e artileri të rëndë, pa asnjë paralajmërim.

Rusia po sheh mundësinë e aneksimit të pjesës lindore të Ukrainës qe sundohet nga militantet pro saj, njëlloj si bëri me Krimenë në vitin 2014. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i hodhi poshtë si të pabazuara këto raportime.

Mundësia e pushtimit të Ukrainës nga Rusia do të ishte një shkëndijë aq e madhe sa edhe për të nisur një Luftë Botërore. Për këtë arsye, drejtori i CIA-s, Bill Burns, është takuar personalisht me Presidentin rus, Vladimir Putin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë