Muhamet Hamiti, ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka komentuar në lidhje me masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamiti u shpreh se Kosova nuk ka pasur sanksione nga miqtë dhe aleatëve historikë, por tani po.
Sipas tij, ky është një ndryshim i keq për Kosovën në raport me ndërkombëtarët.
“Masa ndëshkuese (sanksione) ndaj Kosovës prej miqve dhe aleatëve historikë s’kemi pasur. Tash kemi. Ndryshim është edhe ky. I keq, sigurisht”, shkroi ai në Twitter.
Masa ndëshkuese (sanksione) ndaj Kosovës prej miqve dhe aleatëve historikë s’kemi pasur.
Tash kemi.
Ndryshim është edhe ky.
I keq, sigurisht.— Muhamet Hamiti (@MuhametHamiti) June 29, 2023