Saturday, July 27, 2024

Samiti për Ukrainën, Rama pret Zelenskyn në Kryeministri

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka pritur mëngjesin e kësaj të mërkure, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kryeministri.

Të dy liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas, do të vijojë një takim mes delegacioneve respektive që do të mbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Rama dhe Zelensky do të hapin samitin, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura.

Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë