Deputeti demokrat, Ervin Salianji zhvilloi konferencën e fundit me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, në pritje të arrestimit të tij, pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për çështjen “Babale”.
Salianji deklaroi se që të enjten e 26 shtatorit, kur Apeli mori vendimi, ka komunikuar me drejtues të prokurorisë dhe policisë dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar.
Ndër të tjera, Salianji u shpreh se pret mbërritjen e shkresës, për të bërë arrestimin e tij.
“Unë kam komunikuar që dje me drejtuesit e prokurorisë dhe policisë, jam gati, çfarë ju duhet? Unë hyj tek ata që përballem. Në lidhje me vendimmarjen nëse do jetë këtu, jemi duke diskutuar me Grupin Parlamentar. Do të dëgjojmë kolegët, më pas do të marrim vendimin. Kërkesën e shoh në parim, meqë është precedent i ri, duhet të kishte një mbledhje të Këshillit të Mandateve. Kjo ishte çështja, ne kemi organizuar kërkesa, i jemi drejtuar Kuvendit, Kuvendi reagon me burime. Qëndrimi im nuk ndryshon, do të përballem
Padiskutim ua thashë, si rregull është që duhet të vijë shkresa, por komunikim kam pasur. Do ta zgjidhim sot këtë punë, pa merak. Do të diskutojmë për këtë çështje”, theksoi ai.