Sunday, September 8, 2024

Sali Berisha u flet demokratëve nga dritarja e banesës: Do vazhdojmë të pamposhtur

Edhe pse në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha e ka gjetur mënyrën për të folur para demokratëve. Këtë të mërkurë ai ka dalë në dritaren e banesës pasi mbështetës të tij janë mbledhur me pankarta në duar poshtë pallatit.

Berisha theksoi në fjalën e tij se kjo betejë është për pluralizmin dhe se ai nuk do heqë dorë derisa ata që i quan “laro të kryeministrit” të marrin vendin që meritojnë.

Sali Berisha: Miqtë e mi, kjo është një betejë e cila ka një mision të shenjtë e hyjnor, rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij, 33 vjet nga themelimi i PD. Sot unë paraqita në fb tim flamurin e Partisë Demokratike, në fakt ai është i pluralizmit politik. Edi Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me urrejtjen primitive, me tërbimin e papërmbajtur të etërve të tij me shpresë se do mundë të arkivojnë në histori PD-në. Por ne jemi këtu sot për t’u betuar para ndëgjegjies tonë, para njëri-tjetrit se Edi Rama me grupin e tij kriminel, me skapistët e tij të krimit do marrin shumë shpejt vendin që meritojnë.

Brohoritje nga mbështetësit: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do!

Sali Berisha: Në këtë betejë ju garantoj se ne jemi shumica e shqiptarëve sepse ata janë kundër mafies, megjithatë për momentin është sundimi i shtetit të mafies. Të gjithë ne kemi votën e lirë, por nëse Rama dhe ministrat e tij janë vrasës të saj në terren, Dumani, Kraja dhe horra të tjerë janë vrasës të saj në dosjet që nuk i hapin kurrë! Këta janë laro, armiq të lirive tuaja. Janë gati të shkelmojnë mbi lirinë tuaj më themelore, votën. Pak muaj më parë në zyrat e ekstremistit Altin Dumani mbërrin dosja zyrtare në të cilën dëshmohet se fallangat e partisë së krimit meqënëse nuk fitonin dot Hasin, kërkonin të eliminonin kandidatin e PD. Dumani është një vrasës si ata sepse fsheh krimin e tyre, por ju jap fjalën se atë fytyrë siç e ka do ia nxjerr para shqiptarëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë