Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk planifikon të izolohet nga pjesa tjetër e botës.
Deklarata e tij, u bë pas një takimi me homologun bjellorus Aleksandër Lukashenko, teksa vizituan portin kozmik Vostochny në lindje të Rusisë.
Lidhur me konfliktin në Ukrainë, Putin tha se forcat ruse kanë vepruar me guxim dhe efikasitet. Sipas tij, nuk kishte zgjidhje tjetër, përveçse fillimit të një operacioni ushtarak në Ukrainë, raporton BBC.
Kreu i Kremlinit u shpreh se obektivi kryesor i Rusisë është të ndihmojë njerëzit në rajonin e Donbasit.
“Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike. Objektivi kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas”, tha Putin.