Ministri i mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu deklaroi të premten se Moska do të vendoste baza të reja ushtarake në perëndim të vendit në përgjigje të zgjerimit të NATO-s.
“Deri në fund të vitit, 12 njëri dhe divizione ushtarake do të vendosen në Rajonin Perëndimor Ushtarak”, – deklaroi Shoigu gjatë një mbledhje të transmetuar në televizionin shtetëror rus.
Ushtria ruse pritet të marrë më shumë se dy mijë njësi pajisjesh ushtarake dhe armë, shtoi Shoigu.
Presidenti rus, Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainën pro-perëndimore më 24 shkurt, duke dërguar valë tronditëse në mbarë botën.
Fushata ushtarake e Moskës shkundi Suedinë dhe Finlandën, të cilat pas shumë dekadash paanshmërie, vendosën të aplikonin për t’u anëtarësuar në NATO, pavarësisht paralajmërimeve të Kremlinit.