Friday, March 29, 2024

Rriten rastet me hepatit akut në Europë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) deklaroi se numri i rasteve me hepatit akut të fëmijët në Europë është rritur.

Deri më 20 prill, 111 raste janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar teksa deri më 27 prill u raportuan 55 raste të reja në 12 shtete të Zonës Ekonomike Europiane.

Ndërsa, 12 raste u raportuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 12 në Izrael dhe një në Japoni. Deri më tani, shumica e pacientëve janë shëruar, por për disa të tjerë është e nevojshme të kryhet transplanti i mëlçisë.

Hetimet e detajuara epidemiologjike dhe laboratorike të rasteve janë ende duke u zhvilluar për të ndihmuar në përcaktimin e etiologjisë themelore.

Sipas disa zyrtarëve në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e hepatitit akut tek fëmijët mund të lidhen me adenovirusin, pasi tre të katërtat e 53 fëmijëve që u testuan rezultuan pozitivë.

Të infektuarit me një adenovirus mund të shfaqin simptoma të ftohjes ose gripit, ethe ose dhimbje të fytit, si dhe sëmundje më të rënda si infeksionet akute të frymëmarrjes si bronkiti ose pneumoni.

Pak ditë më parë, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se në vendin tonë nuk ka raste me hepatitit akut.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë