Friday, October 18, 2024

“Rrëzimi i Bashës i vështirë”, Ngjela: Berisha nuk kthehet dot në krye të PD

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar debatet e brendshme politike, ndërsa u ndal edhe tek foltoret e organizuara nga ish-kryeministri Sali Berisha përshkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Ngjela u shpreh se tashmë kreu i PD-së Lulzim Basha ka një përkrahje amerikane.

Sipas tij, Sali Berisha nuk mund të kthehet dot në Partinë Demokratike sepse rrezikon aleancën me Amerikën.

Spartak Ngjela: ”SHBA nuk e pranojnë politikisht Sali Berishën sepse ka korrupsion dhe ka bërë vepra të tjera penale që mund të shkojnë ndërkombëtarisht, kaq dimë për këtë. Kemi edhe përjashtimin nga Basha që tha kam parë provat dhe jam tmerruar. Ne nuk i dimë provat. Tani akti administrativ i Blinken ka marrë formën e prerë. Berisha se ka ankimuar vendimin e DASH, kjo është pranim fajësie. Doli një lajm që akti administrativ që ka nxjerr Saliu non-grata ka shkuar në Kongres të votohet, deri tani është sekret shtetëror.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë