Monday, June 30, 2025

Rama thumbon Bashën: PD si një zog krenar me dy koka që përpëlitet

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike për çështjen e buxhetit dhe borxhit publik duke i sulmuar dhe kujtuar qeverisjen deri në 2013. 

Më tej, Rama tha se protagonistët e qeverisjes së deri djeshme, janë në krye, në të dy krerët e zogut që përpëlitet, duke iu referuar foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, tani është e formalizuar që është një zog dy krenar PD-ja, por jo shqiponjë.

Edi Rama: “Borxhi është më i lartë dhe ka një pse, dhe kjo lidhet me faktin se midis momentin kur 74%  e kemi unë në rreth 60%, kanë ndodhur tërmeti dhe pandemia, që kanë çuar në nevojën imediate për të marrë borxh, borxhin që ju u latë shqiptarëve ishte 74% dhe nuk kishte as tërmet e as pandemi, kur flisni ju për ato që flisni, është vërtetë për t’u admiruar është guximi që ju harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni ardhur në Shqipëri ditën që nisi kjo legjislaturë, ju keni qenë këtu, protagonistët e qeverisjes i keni këtu në të dyja krerët e zogut që përpëlitet se tani është e formalizuar që PD është një zog 2 krenar që përpëlitet, por jo shqiponjë, nuk e di se kujt do i ngjaj në fund, por jo shqiponjës”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë