Friday, November 22, 2024

Rama takon zyrtarin e ambasadës amerikane në Tiranë, diskutime për partneritetin e ngushtë SHBA-Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë këtë të mërkurë të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner.

Ambasada amerikane, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë detaje rreth takimit.

Rama dhe Wisner pohuan në takim lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

“Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, shkroi ambasada në Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë