Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi që pati me NdihmëssSekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se në takimin e zhvilluar në Kryeministri, u diskutua për ecurinë pozitive të reformave e situatën në rajon, teksa shtoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin Ballkanin e Hapur.
“Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried. Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”, shkroi Rama në Facebook.