Monday, June 30, 2025

Rama: Në 6 mujorin e dytë të 2023-shit, paga minimale do jetë 38 mijë lekë

Paga minimale pritet të rritet në 38 mijë lekë gjatë vitit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, ku diskutohej për buxhetin e vitit 2023.

Rama u shpreh se në 6 mujorin e parë, paga minimale do të rritet në 36 mijë lekë dhe në 6 mujorin e dytë, do të shkojë në 38 mijë lekë.

Sipas tij, nga kjo rritje, do të përfitohen 21 milionë dollarë nga ata që paguhen me pagë minimale.

“Do të rrisim edhe një herë tjetër nivelin e pagës minimale, që e kemi rritur dy herë këtë vit. Do e çojmë në 36 mijë lekë të reja, me synimin që ta rrisim edhe një herë në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, do e çojmë në 38 mijë lekë të reja.

Nga kjo rritje imediate, janë 21 milionë dollarë që do të përfitohen drejpërdrejt nga ata që paguhen me pagë minmale. Për 100 mijë familje, janë 35 mijë lekë të vjetra që shtohen çdo muaj, falë rritjes dy herë gjatë këtij viti dhe falë edhe rritjes tjetër gjatë vitit që vjen”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë