Sunday, June 29, 2025

Rama: Në 2013-ën nuk mblidheshin 50% e mbetjeve

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kur mori drejtimin e qeverisë në vitin 2013, 50% e mbetjeve nuk mblidheshin.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, Rama u shpreh se mblidhen 90% e mbetjeve dhe ka një sasi relativisht të vogël që ka mbetur, e sipas tij, duhet të trajtohet si problem i madh.

“Realisht, bazat e vendosura janë pozitive, por nga ana tjetër, nevoja për të ecur shumë më shpejt përpara është realisht therëse. Ajo që vlen të përsëritet si fakt, është që kur ne e nisëm këtë rrugë, këtë rrugëtim në Shqipëri, 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve.

I merrnin ujërat, digjeshin në fusha, me malet e plehrave që sillnin në çdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik. Sot, ne jemi në 90% të grumbullimit të tyre dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet pa u grumbulluar.”, theksoi ai.

I pranishëm në forum ishte dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili nënvizoi se menaxhimi i mbetjeve është një strategji kombëtare e detyrueshme për të ndjekur rrugën e futjes së Shqipërisë në BE.

Sipas Zingrafit, menaxhimi i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit, por nuk është mbuluar tërësisht riciklimi i mbetjeve që do të reduktojë kostot.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë