Wednesday, December 25, 2024

Rama: KE të shpallë të pavërteta akuzat në raportin e Dick Marty

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ra,a është shprejur se raporti i ish-prokurorit zvicerian, Dick Marty nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi,

Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë zyrtarisht në Këshillin e Evropës, rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.

Sipas kreut të qeverisë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës duhet të realizojë një raport vijues një rishikim thelbësor të kësaj rezolute.

Rama theksoi se vedi ynë riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

Në seancën e fundit plenare, 125 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë votuan pro rezolutës që rrëzon raportin e Dick Marty për vrasje të njerëzve dhe trafikim organesh në Shqipëri dhe Kosovë.

Marty ka pretenduar se trafikimin e kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së ndaj shtetasve serbë dhe kosovarë në veri të Shqipërisë, në periudhën pas përfundimit të luftës në Kosovë, kryesisht pas qershorit të vitit 1999.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë