Tuesday, June 6, 2023

Qindra të arrestuar në Rusi pas protestave kundër mobilizimit ushtarak

Must Read

Qindra njerëz janë arrestuar nga autoritetet në Rusi, teksa protestat kundër mobilizimit të pjesshëm ushtarak vazhdojnë në të gjithë vendin.

Grup i pavarur për të drejtat e njeriut, OVD-Info deklaroi se 724 persona u arrestuan në 32 qytete të ndryshme të shtunën, shkruan BBC.

Demonstratat kanë shpërthyer që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të mobilizuar 300,000 burra rusë për të luftuar në Ukrainë.

Lëvizja e Putinit për të tërhequr civilë në ushtri ka shkaktuar protesta në shkallë të gjerë në zonat urbane, me më shumë se 1,000 njerëz të arrestuar që nga fillimi i javës.

Disa nga të arrestuarit të shtunën, raportuan se iu dorëzuan draft dokumente dhe u urdhëruan të raportonin në qendrat e rekrutimit ndërsa mbaheshin nga zyrtarët e sigurisë.

Putin nënshkroi dekrete të reja që vendosin dënime deri në 10 vjet burg për çdo ushtar që kapet duke u dorëzuar, që tenton të braktisë ushtrinë ose të refuzojë të luftojë.

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img
Latest News

Cardi B Deletes Instagram After Social Media Backlash Over Her Historic Grammys Win

 The main thing that you have to remember on this journey is just be nice to everyone and always...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img