Tre persona janë arrestuar nga policia pas disa kontrolleve të befasishme nga Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja.
Një 38-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje është vënë në pranga, pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.
Shtetasi Leonard Gjeli po udhëtonte me automjetin e tij “Audi” nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, bashkë me 28-vjeçarin Xh. Ç, i cili gjithashtu u arrestua.
Ndërsa, u arrestua në Shkodër 33-vjeçari S.M që qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak, me automjet.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të befasishme në të gjithë vendin, janë shoqëruar dhjetëra persona me precedentë kriminal për verifikim.