Tuesday, March 19, 2024

‘Putini, i fiksuar pas Kosovës’ | Kurti: Çfarë e zemëron presidentin rus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin është i fiksuar pas vendit të tij.

Në një intervistë për gazetën zvicerane, Blick, Kurti u shpreh se Putinin e nervozon fakti që vendet perëndimore kanë pasur sukses me ndërhyrjet e tyre në Kosovë.

Sipas tij, NATO-ja duhet të rrisë praninë e saj në Kosovë.

“Unë kam sinjalizuar interesin tim për një rritje, por sigurisht që i takon NATO-s të vendosë. Unë mendoj se fakti që ne kemi një fqinj më të madh që nuk na njeh dhe që po bashkëpunon gjithnjë e më shumë me Kremlinin duhet të inkurajojë NATO-n të rrisë praninë e saj.

Kjo zvogëlon gjasat e konflikteve të ardhshme. Unë jam i kujdesshëm, por nuk kam frikë kurrë. Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që ata kanë pasur sukses në Kosovë”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë