Friday, March 29, 2024

Putin: Ukraina është një ‘enklavë anti-ruse’ që duhet eliminuar

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Ukraina është “enklavë anti-ruse” dhe eliminimi i saj është një prej qëllimeve të luftës që ka nisur Rusia më shumë se gjashtë muaj më parë.

Deklaratën, Putin e dha këtë të enjte në Kaliningrad, gjatë takimit me disa nxënës, shkruan agjencia ruse e lajmevem, Interfax.

“Për këtë arsye njerëzit tanë janë duke luftuar atje”, u ka thënë Putin disa nxënësve në Kaliningrad. Ne jemi duke mbrojtur banorët e Donbasit dhe vetë Rusisë”, u shpreh ai.

Enklava është një territor i huaj që rrethohet nga një territor tjetër.

Me një formulim të tillë, lideri i Kremlinit ka shpërfaqur synimet për pronësi të gjithë Ukrainës fqinje.

Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë