Saturday, March 16, 2024

Putin: Rusia nuk do të përdorë e para armët bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se kërcënimi i një lufte bërthamore po rritej, por këmbënguli se Rusia nuk ishte “çmendur” dhe nuk do të përdorte armët e saj bërthamore e para.

Putin këmbënguli se vendi i tij do të përdorte vetëm armë të shkatërrimit në masë në përgjigje të një sulmi, shkruan BBC.

“Një kërcënim i tillë po rritet, do të ishte gabim ta fshehim atë”, paralajmëroi Putin ndërsa fliste për perspektivën e një lufte bërthamore përmes lidhjes video nga Moska.

Duke folur në takimin vjetor të këshillit rus të të drejtave të njeriut, ai tha gjithashtu se lufta në Ukrainë mund të jetë një “proces i gjatë”.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se Putin fillimisht kishte planifikuar një fitore të shpejtë.

Kapaciteti i Rusisë për të përdorur armë bërthamore është vënë nën kontroll të shtuar që kur ajo pushtoi Ukrainën në shkurt.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë