Thursday, November 21, 2024

Putin rekruton 134 mijë të rinj në ushtrinë ruse

Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret ditën e sotme, sipas të cilit, në ushtrinë ruse janë rekrutuar 134.500 të rinj.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes tha se dekreti nuk kishte të bënte me konfliktin në Ukrainë.

Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, tha se rekrutët e rinj nuk do të dërgohen në “pikat e nxehta”.

Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, tha se rekrutët e rinj nuk do të dërgohen në “pikat e nxehta”.

Shumica e personelit ushtarak do t’i nënshtrohen trajnimit profesional në qendrat e trajnimit për tre deri në pesë muaj. Më lejoni të theksoj se rekrutët nuk do të dërgohen në asnjë pikë të nxehtë”, tha ai.

Por ky dekret ngjall jo pak dyshime se Putin po përgatitet për një sulm më të fortë në Ukrainë, pasi mes ekspertëve përflitet se deklarata e Rusisë së do të pakësonte aktivitetin ushtarrak në Kiev dhe Chernihiv, është një fakt një mënyrë e Rusisë, për të blerë kohë.

Sipas tyre, kjo kohë, do t’i shërbejë Putinit që të rigrupojë forcat, të plotësojë armatimet dhe t’i japë një goditje të fuqishme Ukrainës. /Sky News

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë