Tuesday, December 3, 2024

Putin propozon rregulla ta reja për përdorimin e armëve bërthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se një sulm konvencional kundër Rusisë nga ndonjë vendi i cili mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të cilësohet si sulm i përbashkët.

Putini e tha këtë më 25 shtator kur i shpalosi ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë së Rusisë në Moskë.

Doktrina e tanishme bërthamore e Rusisë thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast se armiku kryen sulm bërthamore ndaj saj, ose nëse përballet me sulm konvencional i cili e rrezikon ekzistencën e shtetit.

Versioni i ndryshuar i dokumentit thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore si përgjigje ndaj një sulmi konvencional i cili përbën “rrezik kritik për sovranitetin tonë”, tha Putin.

“Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga një shtet pa armë bërthamore, por mbështetjen apo pjesëmarrjen e një fuqie bërthamore, të cilësohet si sulm i përbashkët i tyre ndaj Federatës Ruse”, deklaroi Putin.

“Kushtet për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia janë gjithashtu të caktuara shumë qartë”, theksoi Putin, duke shtuar se Moska do ta ketë parasysh një sulm të tillë, nëse merr informata të besueshme për fillimin e një sulm të madh përgjatë kufirit nga ajri, me raketa lundruese, dronë dhe armë hipersonike.

Putini tha gjithashtu se lista e shteteve dhe aleancave ushtarake që i nënshtrohen parandalimit të përdorimit të armëve bërthamore duhet të zgjerohet, por nuk përmendi cilat vende do të shtoheshin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë