Friday, November 22, 2024

Putin kërcënon të godasë objektiva të reja në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërcënuar se do të “godasë në ato objektiva ende nuk i kanë goditur” në Ukrainë nëse Perëndimi i siguron Kievit armatim me rreze më të gjatë.

Në pjesë të një interviste për televizionin shtetëror Rossia-1 të transmetuar më 5 qershor, Putin tha se “buja” rreth ofrimit të armatimit perëndimor në Ukrainë ishte një dredhi për të larguar konfliktin.

Putin nuk specifikoi se cilat objektiva të reja mund të godasë Rusia.

Rusia nisi luftën e saj të paprovokuar kundër Ukrainës më 24 shkurt. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur në më shumë se 100 ditë luftime që atëherë.

Rusia nuk ka lëshuar shumë informacione në lidhje me humbjet e saj gjatë konfliktit, por analistët perëndimorë dhe ukrainas kanë thënë se ato kanë qenë shumë më të mëdha sesa pritej fillimisht Moska.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë