Tuesday, July 16, 2024

Putin: Katër rajonet e aneksuara në Ukrainë kanë votuar për të qenë pjesë e Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka këmbëngulur se banorët e katër rajoneve të Ukrainës të aneksuara nga Moska një vit më parë “bënë zgjedhjen e tyre – të jenë me Rusinë”.

Në një fjalim të sotëm për të shënuar përvjetorin e parë të aneksimit, Putin këmbënguli se ai ishte kryer “në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare”, shkruan Sky News.

Ai pohoi gjithashtu se banorët e rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson kishin shprehur sërish dëshirën e tyre për të qenë pjesë e Rusisë në zgjedhjet lokale në fillim të këtij muaji, në të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha se partia në pushtet e vendit fitoi më shumë vota.

Perëndimi i ka denoncuar votat e referendumit të vitit të kaluar dhe votimet e fundit si një “mashtrim”. 

Votimet u mbajtën ndërsa autoritetet ruse përpiqen të forcojnë kontrollin e tyre në territoret e aneksuara ilegalisht nga Moska një vit më parë dhe ende nuk i kontrollon plotësisht.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë