Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se ka planifikuar pushtimin e tokave ruse, përfshirë edhe Krimenë.
Gjatë fjalimit të tij në “Sheshin e Kuq” në Moskë për Ditën e Fitores, Putin u shpreh se vendet perëndimore nuk e kanë dëgjuar Rusinë dhe se ata kanë pasur planet e tyre, shkruan BBC.
Megjithatë, shefi i Kremlinit nuk ka dhënë prova konkrete për të faktuar akuzat e tij në drejtim të Perëndimit.
Rajonet e Donbas dhe Donjeckut në Ukrainë, Putin i konsideron si territore të Rusisë dhe pak ditë para fillimit të operacionit ushtarak në Ukrainë, ai firmosi dekretin ku i njohu si shtete te pavarura.
Në vitin 2014 Rusia aneksoi Krimenë, por nuk është e njohur ndërkombëtarisht si territor rus.