Saturday, December 21, 2024

Punonjësja e postës vjedh pensionet e një çifti të moshuarish më vlerë 5 milion Lekë

Emisioni “Stop” ka shkuar në fshatin Shtërmen të Elbasanit, pasi në vitin 2012 punonjësja e postës prej 19 muajsh, u ka vjedhur pensionet dy të moshuarve. Nexhip Salla tregon, se prej 16 vitesh jeton në Itali dhe pensionin e tërhiqte pranë postës Shtërmen një herë në vit, duke lajmëruar një muaj para. Në vitin 2012 erdhi me urgjencë dhe nuk mundi të lajmëronte, duke bërë që pensionet të ngeleshin të bllokuara.

Më vonë dëgjon, që në postën e fshatit Shtërmen, ishin vjedhur pagesa të energjisë elektrike si dhe pensione nga një punonjëse. U alarmua, vjen në Shqipëri dhe bën ankesë. Ndërkohë punonjësja ishte nëpër gjyqe. Në vitin 2020 u takua me drejtorin e postës dhe ai premtoi zgjidhje, por në fakt asgjë nuk është bërë. Shuma e vjedhur e tij dhe bashkëshortes është 5 milionë Lekë.

Emisioni “Stop” është interesuar në Drejtorinë e Postës ne Elbasan ku zbuloi se ka ndodhur vjedhje edhe për shumë persona të tjerë, por Nexhipi nuk ka bërë ankesë ligjore për këtë gjë dhe punonjësja është akoma në gjyqe.

Juristja e institucionit shprehet, se e vetmja zgjidhje është gjyqi.

Drejtori: Në dijeninë time ka pas denoncime nga qytetarë. Titullari i asaj kohe me marrjen njoftim, ka bërë pezullimin nga puna të punonjëses dhe kanë vazhduar proceset gjyqësore.

Në dijeninë time, ajo vazhdon proceset gjyqësore. E ka apeluar çështjen dhe është në këtë fazë. Në këtë rast posta shqiptare nuk është vendimmarrëse, përderisa ka kaluar në instancat, në proceset gjyqësore.

Gazetarja: Në qoftë se për një gabim të punonjëses, do ndodhte, që i është dhënë më shumë Lekë, si do ia kërkonit zotërisë?

Drejtori: Unë po ju them, që nuk ka ndodhur, që unë të vihem para këtij fakti dhe …

Gazetarja: Do ia kërkonit me shkresa, që jeni debitor nga këtij institucioni, ose do ia mbanit…Nuk do shkonte në gjyq.

Nga drejtoria e Postës në qytetin e Elbasanit u tha se e vetmja rrugëzgjidhje për këtë problematikë ngelet gjykata. Qytetari duhet të bëjë një gjyq penal dhe më pas gjyq civil në mënyrë që të zgjidhjet vjedhja e pensioneve në vitin 2014. Si institucion, Drejtoria e Postës nuk ofron asnjë zgjidhje edhe pse ka të bëjë me ish-punonjësen e tyre.

Juristja: Neve nuk disponojmë një padi nga pala e tyre, që ne të verifikojmë, nëse ata janë të palikuiduar apo jo. Sepse sipas borderove tona, rezulton se nga ana jonë është bërë likuidimi.

Gazetarja: Nëse bën një kërkesë tek ju, sepse nuk kanë mundësinë, që ta ndjekin, çfarë do të bëhet?

Juristja: Tani zonja mund ta bëjë kërkesën tek neve, por është gjykata organi kompetent, e cila duhet të zgjidhi këtë konflikt, që ekziston midis palëve. Gjykata është ajo, e cila do vendosi, nëse këto bordero janë firmosur nga ish-punonjësja apo nga qytetarët të cilët kanë pretendimin. Nuk mund ta vendosim dot ne. /tvklan.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë