Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur disa herë nëse ka parë prova për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non-grata” nga SHBA.
Megjithatë Basha, në emisionin “Open”, nuk ka pranuar të përgjigjet, por është shprehur se SHBA është aleati më i rëndësishëm dhe që ka një kontribut ekzistencial në dhjetra vite për Shqipërinë.
“Për prova apo dosje, nga mua nuk keni për të marrë asnjë përgjigje”, u shpreh Basha.
I pyetur edhe më herët për këtë çështje, Basha tha se “nuk ka ndërmend të pështyjë në 16 vite marrëdhënie me Berishën”.
Pyetje: Cilat janë faktet dhe provat që ke se ndryshe keni marrë një vendim politik.
Lulzim Basha: ”Se çfarë di unë dhe që unë kam vendosur të mos pështy në 16 vjet që kam bashkëpunuar me Berishën, këtë rrini pa merak. Përgjegjësia ime është jo t’i fshihet vendimeve të veshtira.”