Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Tiranë. Avioni i presidentit turk u ul në aeroportin e Rinasit.
Pas mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, më 11:30 do të nisë ceremonia e pritjes, ku Erdogan do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe nga Presidenti Begaj.
Fillimisht Erdogan do të zhvilojë një takim me Presidentin Bajram Begaj.
Në 12:40 – 13:40, do të mbahet mbledhja e keshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë, e cila do të pasohet me ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve.
Konferenca e përbashkët mes Erdogan dhe Ramës do të zhvillohet në orën 14:30 dhe do të zgjasë 30 minuta.
Vizita e Erdogan do të përfundojë me inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë.