Thursday, November 21, 2024

Policia shpërndan turmën e protestuesve në PD, RENEA ‘blindon’ selinë

Pas thirrje së deputetëve të PD, ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestuesit.

Siç shihet nga pamjet, forcat e policisë kanë hedhur sasi të madhe gazi lotsjellës, duke bërë që protestuesit të largohen nga selia e PD.

Ishte vetë PD që kërkoi ndërhyrjen e policisë, pasi mbështetësit e Berishës po shkatërronin e shqyenin dyert e selisë, duke tentuar të hynin brenda.

Ndërkohë, menjëherë pas shpërndarjes së turmës, në seli ka mbërritur RENEA, duke blinduar selinë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë