Për rastin e dhunës ndaj 3 shqiptarëve në Mal të Zi ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme në afërsi të qytetit të Herceg Novit.
Të rinjtë shqiptarë kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane kur papritur janë sulmuar fizikisht nga një grup personash të veshur me uniforma ushtarake.
Emrat e 3 shqiptarëve: Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi.
Autoritetet malazeze në bashkëpunim me të vendit tonë po punojnë për zbardhjen në detaje të rastit dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Deri më tani janë shoqëruar në polici 3 persona të dyshuar.