Saturday, June 28, 2025

Polemika në Spanjë, një gol i anuluar tërbon Sociedadin (Video)

Espanjol ka mundur sot Real Sociedad, duke ndalur këtë të fundit që të kthehej përkohësisht në kreun e renditjes të së kampionatit spanjoll. Një humbje 1-0 e shoqëruar me polemika të shumta për shkak të një vendimi të gjyqtarit ndërkombëtar Mateu Lahoz.

Në minutën e 66 të sfidës, ai preku topin gjatë një aksioni të Real Sociedad por la lojën në vijim. Januzaj përfitoi dhe dha një asist perfekt për Isak i cili dërgoi sferën në rrjetë. Vetë gjyqtari i cili kishte bërë shenjë që loja të vazhdonte, anuloi më pas golin, duke kthyer praktikisht vendimin e tij.

Një situatë që ka acaruar Sociedadin, me lojtarët dhe drejtuesit të cilët e kanë cilësuar të pakuptimtë vendimin e kryesorit kur rezultati ishte ende 0-0.

“E kam pyetur 6 herë dhe në çdo moment jepte shpjegime të pakuptimta”, tha Ojarzabal pas duelit, duke shprehur dëshpërimin e tij për këtë vendim që ndikoi në ndeshjen e luajtur në La Liga.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë