Kryeministri Edi Rama një ditë pas protestës së zhvilluar para selisë së PD ka ftuar demokratët në një bashkëbisedim.
Në një postim në mediat sociale, Rama njofton se sot në orën 12:00 do të zhvillojë bashkëbisedimin me demokratët në Facebook.
Njoftimi i publikuar nga Edi Rama
Ndërkohë dhe një ditë më parë, kreu i qeverisë ftoi të gjithë simpatizantët e PD. “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”, ishte ky mesazhi i Kryeministrit.
Një ditë parë në selinë e PD u zhvillua protesta e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Protestuesit u pritën me dhunë nga Brenda selisë së PD dhe u desh ndërhyrja e forcave të renit për të shpërndarë tubuesit duke hedhur gazlotsjellës.