Sunday, December 22, 2024

“Përpjekje patetike për hakmarrje”, Ukraina reagon për sulmin e Rusisë në Odesa

“Sulmi gjatë natës i Rusisë në qytetin portual të Odesës në jug të Ukrainës ishte një “përpjekje patetike për hakmarrje”.

Kështu deklaroi të hënën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në mediat sociale, shkruan CNN.

Ministria pretendoi se Kremlini po i përgjigjej sulmit ukrainas ndaj selisë së Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol të premten.

Ushtria e Ukrainës pretendoi se sulmi i Rusisë në Odesa ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar, pasi kishte në shënjestër trupat dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë furnizimin me energji elektrike.

Ministri i Energjisë i Ukrainës tha të hënën se rreth 1000 konsumatorë ishin pa energji elektrike. Një “fushatë riparimi në shkallë të gjerë” është duke u zhvilluar, sipas ministrisë dhe inxhinierët vazhdojnë të përgatisin sistemin energjetik për sezonin e ngrohjes dimërore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë