Thursday, November 21, 2024

Përçarja e opzitës, ujë në mullirin elektoral socialist

Nga: Eduard Zaloshnja

Kur koalicioni i udhëhequr nga Berisha fitoi zgjedhjet më 2005, kampi përballë tij ishte i përçarë: në secilën nga 100 zonat zgjedhore, 1 kandidat i koalicionit të Berishës kishte përballë 6 kandidatë të ish koalicionit që e kishte mundur 4 vjet më parë. Si rrjedhojë e përçarjes së kampit kundërshtar, Berisha u bë kryeministër, edhe pse kandidatët e koalicionit të tij morën vetëm 44% të votave në rang vendi…

Një histori e ngjashme (me një sistem të ndryshëm elektoral, me 12 zona zgjedhore e jo me 100), është përsëritur në dy zgjedhjet e fundit parlamentare: PS-ja ka siguruar 74 mandate parlamentare, edhe pse ka marrë më pak se 49% të votave në rang vendi…

Në zgjedhjet e 2017-ës, kur dy partitë më të mëdha opozitare (PD e LSI) garuan veçmas, opozita mori 62 mandate (43 PD e 19 LSI). Në zgjedhjet e 2021-shit, përsëri dy partitë më të mëdha opozitare (PD e LSI) garuan veçmas dhe morën 63 mandate (59 PD e 4 LSI).

Aktualisht, konfiguaracioni opozitar ka ndryshuar; ndarja nuk është më mes partive, por brenda partisë më të madhe, PD-së. Nga prononcimet në media duket se opozita është e ndarë në dy kampe armike me njëra-tjetrën: Kampi Berisha-Meta dhe Kampi Basha. Ndërsa përballë, Kampi Rama duket solid (përveç ndonjë deputeti të veçuar, që kritikon herë pas here qeverinë).

Në këto kushte gjasat janë shumë të vogla që PS-ja të pranojë ndonjë ndryshim të sistemit elektoral në Komisionin e Reformës Zgjedhore që po krijohet, duke ditur se qysh nga krijimi i LSI-së, PS+satelitet e saj të vogla nuk e kanë kapur dot kuotën 50% të votës popullore në zgjedhjet parlamentare (shihni grafikun shoqërues). PS-ja mund të jetë e hapur për adresimin e sugjerimeve/vërejtjeve të OSBE-ODHIR, por jo për ndryshimin e sistemit elektoral.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë