Sunday, June 29, 2025

Përçarja brenda PD-së/ Shehi: As Berisha nuk e mund dot Ramën

Deputeti Dashamir Shehi, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, force politike me të cilën është në aleancë.

I ftuar në ”Abc News”, Shehi u shpreh se edhe rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së , nuk do ishte e mjaftueshme për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, duhet që opozita të dalë përtej Partisë Demokratike.

Dashamir Shehi: “Një pjesë e atyre që po bëjnë betejën sot, mburren. Ne na duhet qytetari që voton. Ai është rralluar. Unë nuk jam nga ata aleatët as qorr, as besnik. Jam i vjetër në politikë. Jam njeriu kritik që nuk ka besuar ndonjëherë që fluturon. Ka ardhur koha për reflektim të madh. Debati nuk vlen shumë sepse po rrëshqet në teza që nuk janë politike. Duhet të interpretojmë gabimet tona gjatë kësaj periudhe. Ne nuk po merremi pse dolëm nga parlamenti dhe kush qenë fajtorët. Ne një pjesë e mirë e të djathtës kemi dhënë sinjale për reformat që kanë dashur të majtët. Ne po merremi kush ka letra më shumë për kundërshtarin. Historira luftërash politike që është ngopur vendi për 30 vite.

Ky debat ka lëvizur ujërat dhe ka dalë jashtë rashfit politik. Opozita duhet të dalë përtej Partisë Demokratike. Ky hark i madh mund të bëhet një valë kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij kryeministri dhe ta rrëzojë. Për këtë duhen ide të reja që liderët nuk janë të pazëvendësueshëm. Këto janë disa nga tezat që mendoj unë. Duhet të fillojmë që sot të zgjedhim kandidatët për kryetarët e bashkive. Debati do bëjë që të zgjidhen njerëzit më të mirë. Unë nuk e kam zgjidhjen e artë. Berisha mund të kthehet por nuk është e mjaftueshme për të rrëzuar Edi Ramën. Edhe Basha vetë nuk është më i mjaftueshëm. Duhet largim absolutisht. Mund të largohet nga ky lidership për t’i hapur rrugë burrave të shtetit dhe politikës”.

BO Slot Gacor

Slot Gacor Maxwin

RTP Slot Gacor

Gacor Slot

Slot Gacor Terbaru

Slot Gacor Malam Ini

Slot Online Gacor

Slot Gacor Terbaik

Bocoran Slot Gacor

Slot Gacor Terpercaya

Situs Slot Gacor

Slot Gacor

Slot Gacor Gampang Menang

Situs Judi Slot Terbaik Dan Terpercaya No 1

Situs Judi Slot Online Gampang Menang

Slot Paling Gacor

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë