Partia Demokratike rrezikon të shkojë sërish drejt skenave të 8 janarit, ku mbështetësit e Berishës sulmuan selinë. Ashtu siç edhe pritej, zgjedhjet e 6 marsit pritet të shfrytëzohen nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë me forcë partinë.
Pas dhunës më 8 janar, doli në pah aleanca e fshehur e dyshes Meta-Berisha. Presidenti u rreshtua krah Berishës, ndërsa bëri një lëvizje surprizë duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme vendore, edhe pse disa bashki kishin 3 vite pa kryetarë.
Por dje është konfirmuar ajo që flitej në korridoret e politikës, se dekreti për 6 marsin ishte një lëvizje për ta nxjerrë të humbur Bashën dhe Berisha të rinisë aksionin për të marrë selinë.
Ish-kryeministri ishte dje në “Syri Tv”, ku e tha hapur se pas humbjes së zgjedhjeve, do të tentohet sërish të merret me forcë selia e PD. I pyetur nëse e ka tani legjitimitetin për t’ju drejtuar sërish selisë së Partisë Demokratike, Berisha tha: “Padyshim që selia është e Partisë Demokratike, vula është e Partisë Demokratike, logoja po ashtu, nuk heqim dot dorë”. Por gazetari në studio shkoi akoma dhe më tej, duke e pyetur hapur nëse do përsëritet një 8 janar i dytë dhe Berisha e tha qartë se këtë herë ai dhe militantët nuk kanë për tu larguar pa marrë selinë. “Unë mendoj se ai nuk do ta mbajë dot të pushtuar selinë. Jam i bindur që mesazhi i 6 marsit do të interpretohet nga çdo demokrat”, tha ai.
Pra sinjalet janë se tashmë Berishë do të shfrytëzojë rezultatin e 6 marsit për të kërkuar largimin e Bashës. Kandidatë e tij morën më shumë vota dhe kjo prite të jetë alibia për të shkuar te një 8 janar i dytë. /Pamfleti/