Friday, October 18, 2024

PD e Elbasanit pro Berishës: 272 delegatë nga 409 do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit

Dega e Partisë Demokratike të Elbasanit ka bërë transparente sot përpara selisë së PD-së, emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 Dhjetor, thirrur nga lideri historik Sali Berisha.

Nga Dega e PD-së në Elbasan kanë firmosur 272 delegatë, emrat e të cilëve janë lexuar një për një publikisht para mediave për qëllim transparence dhe me vullnetin e plotë të tyre.

Konfirmimin e dha Bledi Himçi, Sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, kërkuar.

“Prej dy javësh hidhet baltë mbi procesin e hedhjes së firmave në Elbasan. Ka qenë një prej proceve më demokratike. Të gjitha kanë firmosur me bindje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e Partisë Demokratike. 272 nga 409, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor”, tha Himçi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë