Tuesday, December 3, 2024

Partia Socialiste fiton Bashkinë e Vorës

Partia Socialiste ka fituar Bashkinë e Vorës. Në një deklaratë për mediat, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë ku u eksperimentua votimi elektronik.

Fitues i zgjedhjeve të pjesshme është Blerim Sheraj, kandidat i PS-së, i cili ka arritur të sigurojë fitoren duke marrë 7530 vota. Pas tij renditet Lulzim Vrana, i “Shtëpisë së Lirisë” me 2589 vota dhe i fundit, Ymer Marku i PD-së me 687 vota. Ajo që bie në sy është se PS ka fituar afro 70 për qind të votave, ndërkohë që rezultatin më të dobët e ka pasur kandidati i Lulzim Bashës.

Në këtë bashki ka pasur një debat mes palëve të përfshira në zgjedhje, pasi Partia Demokratike nuk kishte caktuar komisionerë me vendbanim në këtë bashki për të qenë pjesë e qendrave të votimit. Nga ana tjetër, pavarësisht disa problematikave me leximin e gishtit, kryesisht për moshat e treta, procesi në këtë bashki u realizua nëpërmjet votimit elektronik.

Blerim Shera ka folur pasi u shpall fitues për bashkinë Vorë, duke falënderuar qytetarët që e votuan. “ Falenderoj qytetarët s’na ngelet asgjë tjetër veçse të vijojmë projektet dhe me rindërtimin”, tha Shera.

Rezultati në  Bashkinë e Vorës

PS- Blerim Shera, 7530 vota (69.68 %)

“Shtëpia e Lirisë”- Lulzim Vrana, 2589 (23.96 %)

PD- Ymer Marku, 687 vota (6.36 %)

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë