Friday, November 22, 2024

Osmani: Pa njohje reciproke me Serbinë, s’ka paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se idetë që nuk kontribuojnë në arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, nuk sjellin paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Prishtinë me homologen hungareze, Katalin Novak, Osmani u shpreh se se mirëprt përkushtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macorn për dialogun dhe paqen në rajon.

Sipas saj, qëndrimi i Kosovës mbetet i njëjtë se vetëm njohja reciproke është zgjidhja që mund të çojë përpara.

“Kosova edhe një herë iu ka dëshmuar të gjithë partnerëve tanë brenda BE-së, por edhe jashtë BE-së, veçanti ShBA-së që ne jemi pala konstruktive në këtë proces, pala që gjithnjë ka vazhduar të bëjë propozime që sjellin paqe dhe stabilitet në rajon. Por çdo zgjidhje duhet të jetë për paqe dhe stabilitet afatgjatë sepse gjysmë zgjidhjet ose idetë të cilat nuk kontribuojnë drejt njohjes reciproke asnjëherë nuk mund të kontribuojnë as në paqen dhe stabilitetin afatgjatë.

Prandaj qëndrimi i Kosovës mbetet po ai që keni qëndruar vazhdimisht, ai që është rikonfirmuar edhe në letrat e presidentit Biden dhe deklaratat publike të kancelarit Scholz, se njohja reciproke është zgjidhja përpara, njohja reciproke sjell paqen dhe stabilitetit afatgjatë”, theksoi ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë