Friday, May 9, 2025

Omicron shkakton valë të re përhapjeje në Afrikën e jugut

Përhapja e Omikronit ka shkaktuar shpërthimin e një vale të re infektimesh në Afrikën e Jugut, vendin e origjinës. Mbi 8 500 infektime të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend, dyfishi i një dite më parë.

Zyrtarët vendas thonë se shifrat po rriten shumë shpejt dhe kjo vërteton se Omikron është varianti më ngjitës deri më tani. Rritje të lehtë kanë pësuar edhe shtrimet në spitale.

Varianti i ri ka mbërritur edhe në Greqi, ku autoritetet konfirmuan rastin e parë të infektimit të një shtetasi grek që kishte ardhur për vizitë në Kretë nga Johanesburgu ku ishte shpërngulur prej disa vitesh. Rastet e para me Omikron janë konfirmuar së fundi edhe në Shtetet e Bashkuara, Indi, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara. 

Varianti i ri ka prekur edhe në shumë vende europiane si Gjermania, Italia e Holanda, por deri më tani nuk flitet për shtime të infektimeve me këto raste, teksa infektimet ndodhen në mesin e një vale të re përhapjeje të variantit Delta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë