Tirana sot është mikëpritësja e samitit të Procesit të Berlinit. Në kryeqytetin e Shqipërisë kanë arritur kryeministrat e shumë vendeve të Evropës, përfshirë edhe ata të rajonit.
Në nisje të këtij samiti, kryeministri Edi Rama priti një nga një të gjithë homologët e tij.
Rama u tregua shumë miqësor me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin nuk pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por edhe një përqafim.
Në një video të publikuar nga kryeministri Abazoviç, dëgjohet Rama teksa i drejtohet me fjalët “O ma i miri i tanëve hajde”, ndërkaq Abazoviç ia kthen “Baba i kombit”.