Friday, November 22, 2024

Nuk ka propozime serioze nga Perëndimi për zgjidhjen e paqes me Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha të mërkurën se nuk ka pasur propozime serioze nga Perëndimi për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

“Nuk ka pasur fare propozime serioze nga askush. E kam fjalën për Perëndimin”, deklaroi Lavrov në një intervistë për programin Big Game, pjesë të së cilës u publikuan në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme, shkruan CNN.

Sipas Lavrov, sa më gjatë që Ukraina dhe Perëndimi të vonojnë një zgjidhje paqësore, aq më e vështirë do të jetë të negociohet.

Vitin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky prezantoi një plan paqeje prej 10 pikash për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës tek liderët e G20, i cili përfshinte një rrugë drejt sigurisë bërthamore, sigurinë ushqimore, një gjykatë speciale për krimet e dyshuara ruse të luftës dhe një paqe përfundimtare me Moskën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë