Thursday, November 21, 2024

”Nuk hapen negociatat”/ Basha nxjerr grafikun: Shqipëria e 105-ta në botë për korrupsion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë dhe kreun e saj Edi Rama për nivelin e korrupsionit në vend. Në fjalën e tij në Kuvend, Basha tregoi një grafik, që sipas tij, tregon korrupsionin në Shqipëri.

Basha iu referua të dhënave të publikuara nga “World Justice Project”, ku rezulton se Shqipëria renditet në vendin e 105-të në botë për korrupsion.

Lulzim Basha: ”Kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “World Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga ju mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na keni renditur pas Beninit, Egjiptit, që mbajnë vendin e 103-të dhe të 104 dhe ndiqemi nga Zambia dhe Mozambiku, të 106-tët dhe 107-tët. Shikoni, është i vetmi europian në listë. Ky është pozicioni në të cilin meriton të jetë Shqipëria? Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke nanuritur se po bën shtet. Ky është shteti që ke bërë? Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë për, nuk na pranon njëri”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë