Thursday, November 21, 2024

Noka: Procesi i zgjedhjeve në PD nuk do të ndalet

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se procesi i zgjedhjeve për kryetarët e degëve në të gjithë vendin, nuk do të ndalet.

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Noka u shpreh se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, është konfirmuar në zgjedhjet e pjesshme më 6 mars.

“Procesi i nisur prej muajsh nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe konfirmuar nga demokratët më 6 mars, nuk do të ndalojë. Mirëpresim të gjithë ata që janë bërë ose do të bëhen pjesë e këtij procesi, por nuk do të lejojë askënd ta pengojë atë, për shkak të frikës që Basha dhe Alibeaj kanë nga vota e demokratëve”, tha Noka.

Noka nënvizoi se përmes grupeve të auditit, mund të verifikohet nëse çdo proçedurë zgjedhore është realizuar sipas statutit të miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Komisioni i Rithemelimit organizon sot dhe nesër zgjedhje në rreth 70% të degëve të Partisë Demokratike.

Deri më tani zgjedhjet janë organizuar në Fier, Mallakastër, Roskovec, Fushë-Krujë dhe Selenicë. Procesi do të mbyllet më 20 prill.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë