Thursday, November 21, 2024

Noka: Alibeaj po vazhdon lojën e Bashës dhe Ramës, kërkon përçarjen e PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj po vazhdon lojën e ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama për përçarjen e partisë.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Noka u shpreh se Alibeaj nuk e ka mision bashkimin e demokratëve dhe këtë e tregoi gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar.

“Alibeaj po vazhdon lojën e Ramës dhe Bashës për të përçarë Partinë Demokratike. Alibeaj nuk ka lidhje me axhendën e bashkimit. Ai nuk e ka mision bashkimin e demokratëve për t’u përballur me regjimin”, u shpreh Noka.

Sipas Nokës, nëse Alibeaj është peng si Basha, deputetët e tjerë kanë vullnetin e lirë për t’u bashkuar në përballje me qeverinë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë