Monday, June 30, 2025

Një ditë para protestës kundër tij, Basha-demokratëve: Të qëndrojmë të bashkuar

Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha para selisë blu, Lulzim Basha u bëri thirrje demokratëve që t’u rrinë larg skenarëve të dhunës dhe larg asaj që e cilësoi një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së.

“Demokratëve u bëj thirrje t’u rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron. Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna është streha e tij e fundit.”

 “PD ka marrë masa të përballet dhe t’u tregojë vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj. Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së dhe as demokratët nuk ja kanë borxh Sali Berishës kundërvënien përballë njëri tjetrit që ai nxit dhe provokon prej dëshpërimit të tij. PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp”.

“Demokratëve, mbeshtetësve të mi, mbështetësve të forumeve të PD-së, kritikëve të mi, kundështarëve dhe rivalëve  të mi ju them të qendrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrimit të PD-së. Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë, jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj. Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike!”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë