Interi synon që të transferojë në merkaton e verës, Luis Suarezin.
Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, uruguajani është në skadencë kontrate në muajin qershor dhe nuk ka ndërmend që të rinovojë me Atletikon e Madridit.
Sulmuesi uruguajan, i cili më parë ka qenë shumë pranë kalimit te Juventusi, mund të transferohet me parametra zero te zikaltërit nga Milano.
Për 35-vjeçarin përveç Interit, në garë për të marrë shërbimet e tij janë futur Ajaksi, Sevija dhe një klub brazilian.
Gjatë këtij sezoni me fanellën e Atletikos së Madridit, Suarez është aktivizuar gjithsej në La Liga në 26 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asist.