Tuesday, March 11, 2025

“Mos ma kërkoni mua 21 janarin”/ Rama: I takon SPAK-ut. Pse kaq urgjencë për të arrestuar kryebashkiakun e Tiranës?

Kryeministri Edi Rama thotë se 21 janari duhet ndëshkuar nga SPAK, teksa iu përgjigj komentuesve në rrjete sociale gjatë një bashkëbisedimi live, teksa i kërkonin hetimin e çështjes.

Rama u shpreh se nuk ka urgjencë për 21 janarin ku u vranë 4 protestues, por pati një urgjencë të madhe për të arrestuar kryebashkiakun e Tiranës, duke mos pasur prova.

“Çfarë më thoni mua për 21 Janarin? Çfarë më kërkoni mua për 21 Janarin? Çfarë duhet të bëj unë për 21 Janarin? E shikoni? Besoj që tani vetëm duhet të jesh idiot si idioti i Shvejkut ose duhet të jesh komplet një ligësirë me dy këmbë që të vazhdosh të thuash që SPAK-un e kontrollon Edi Rama ose SPAK-u vepron. SPAKU bën një politikë të caktuar në kuptimin e vendimmarrjeve të tij, por nuk është vegël e askujt. Kjo është shumë e qartë. Po atëherë, kërkojani SPAK-ut 21 Janarin, mos ma kërkoni mua. Çfarë më kërkoni mua? Më thoni mua prapë “erdhi 21 Janari, hipokrit, e premtove”. Po mo po, e premtova që nuk do të ikë 21 Janari, e unë po ua u them prap, nuk ikën 21 Janari pa u ndëshkuar, por nuk mund të them se kur, se s’ jam unë që e bëj ndëshkimin dhe e kam thënë që 21 Janari është nga ato çështje ku drejtësia vonon, po në fund nuk harron.

Atëherë çfarë? Urgjencë e madhe për të paraburgosur kryetarin e bashkisë, po pse s’ka urgjencë për 21 Janarin? Mund të ma thoni ju? Pse s’ka urgjencë për 21 Janarin? Për një krim monstruoz, janë vrarë 4 njerëz dhe është e vërtetë, është shumë e vërtetë. Kur vijnë ato familje këtu, çfarë t’iu them unë se si ndihem. Po çfarë duhet të bëj unë?! “Study history” thotë Churchill. Si? Do ta bëjë qeveria drejtësinë? Do ta bëj unë? Do e bëjë partia? Ka vdekur ajo kohë. Jo vetëm ka vdekur ajo kohë, por siç e shihni, ka vdekur dhe koha kur partia, qeveria, kryeministri kontrollonin drejtësinë, kontrollonin prokurorinë, kontrollonin gjykatën dhe merrnin në mbrojtje gjithë horrat. Ka vdekur! Pse ka vdekur? Sepse pllakën e varrit të asaj kohe ia kam vënë unë me Partinë Socialiste.”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë